DYLON

Përfaqësues të UKZ-së pjesëmarrës të konferencës shkencore në UT në Shqipëri dhe në zhvillimin e projektit DUALKO

Përfaqësues të UKZ-së pjesëmarrës të konferencës shkencore në UT në Shqipëri dhe në zhvillimin e projektit DUALKO
Avatar photo Redaksia

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Dukagjin Leka, së bashku me Dr. Sc. Berat Dërmakun dhe Petrit Canaj, Sekretar i Njësisë Akademike, kanë qëndruar në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve akademike dhe projekteve ndërkombëtare.

Vizita është realizuar me rastin e pjesëmarrjes në konferencën shkencore të organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka qenë bashkëorganizator. Po ashtu, gjatë kësaj vizite është trajtuar edhe projekti Erasmus+ CBHE “Strengthening of relations between HEIs and industry sector through Dual Education in Albania and Kosovo with the focus on ICT – DUALKO”, në të cilin UKZ është partnere.

EkoHigjiena

Projekti DUALKO koordinohet nga Universiteti i Elbasanit dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të industrisë përmes modelit të edukimit dual, me fokus të veçantë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Ky projekt synon të aplikojë praktikat më të mira evropiane të edukimit dual, të bazuara në përvojat e vendeve të Bashkimit Evropian si Austria, Polonia dhe Qipro, të cilat kanë një traditë të avancuar në këtë formë të arsimit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” po vazhdon me sukses rrugën e tij të zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit, duke integruar praktikat evropiane brenda institucionit, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në ngritjen e mëtejme të cilësisë së arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/