DYLON

Përfaqësues të UKZ-së morën pjesë në aktivitetin “Pilot Testing 1” të projektit EMPHASIS në Greqi

Përfaqësues të UKZ-së morën pjesë në aktivitetin “Pilot Testing 1” të projektit EMPHASIS në Greqi
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit EMPHASIS, përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” morën pjesë në aktivitetin “Pilot Testing 1”, i cili u mbajt në Kozani të Greqisë. Aktiviteti mblodhi partnerët e projektit me qëllim të prezantimit të programit të trajnimit, moduleve edukative dhe testimit të platformës EMPHASIS, me fokus në zhvillimin e kompetencave dhe promovimin e praktikave inovative në arsimin e lartë.

Gjatë aktivitetit, U.D. Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, z. Betim Berisha, prezantoi Universitetin Publik “Kadri Zeka”, si dhe aktivitetet dhe progresin e arritur nga universiteti në kuadër të projektit EMPHASIS. Pjesë e trajnimit ishin edhe profesorët Teuta Agaj dhe Berat Dërmaku, si dhe zyrtarët Lizë Maliqi dhe Burim Ademi.

EkoHigjiena

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërmjet partnerëve, vlerësimin e rezultateve të deritanishme dhe diskutimin e hapave të ardhshëm për qëndrueshmërinë dhe shfrytëzimin e rezultateve të projektit.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit vizituan edhe qendrën kërkimore CERTH/EKETA në Ptolemaida, ku u njohën nga afër me iniciativa dhe praktika të avancuara në fushën e tranzicionit të gjelbër, teknologjive të qëndrueshme dhe inovacionit. Kjo vizitë ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbim njohurish dhe për të parë nga afër zgjidhje inovative që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm.

Projekti EMPHASIS vazhdon të kontribuojë në modernizimin e arsimit të lartë, duke promovuar qasje të reja në mësimnxënie, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. /2LONLINE/