DYLON

Përfaqësues të UKZ-së morën pjesë në AI & Tech Summit 2026

Përfaqësues të UKZ-së morën pjesë në AI & Tech Summit 2026
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u përfaqësua në edicionin e parë të AI & Tech Summit 2026, i organizuar nga Kolegji AAB në Prishtinë, përmes Prorektores për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Lindita Loku, dhe asistentit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Donat Dalipi.

Ky samit ndërkombëtar mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, universiteteve, industrisë së teknologjisë dhe inovacionit, me qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe diskutimin e zhvillimeve më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale.

EkoHigjiena

Gjatë sesioneve të para të Samitit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin prezantime dhe diskutime nga ekspertë dhe akademikë ndërkombëtarë mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në gjeopolitikë, sigurinë kibernetike, transformimin digjital, arsimin e lartë dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara.

Pjesëmarrja e Prorektores Lindita Loku dhe Asistentit Donat Dalipit në këtë ngjarje, paraqet një mundësi të rëndësishme për Universitetin Publik “Kadri Zeka” për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe shkencor me institucione vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për të përcjellë zhvillimet më të reja në fushën e inteligjencës artificiale dhe inovacionit.

AI & Tech Summit 2026 është zhvilluar gjatë dy ditëve me panele diskutimi, prezantime dhe punëtori, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet akademisë, qeverisë dhe industrisë, me synimin që dijenia dhe inovacioni të vihen në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe transformimit digjital të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.