DYLON

Përfaqësues të Shoqërisë Civile do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Ndërmarrjeve Publike

Përfaqësues të Shoqërisë Civile do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Ndërmarrjeve Publike
Avatar photo Redaksia

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se është në proces të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike si Posta e Kosovës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava Gjilan dhe Trepça.

Sipas qeverisë, në ditët në vijim komisionet rekomanduese të emëruara me vendim të sekretarit të përgjithshëm të zyrës së kryeministrit do të fillojnë me shqyrtimin e CV-ve (aplikacioneve) të kandidatëve për anëtarë të bordeve drejtuese dhe do të bëhet përzgjedhja e listës së ngushtë të kandidatëve për t’u intervistuar.

EkoHigjiena

“Me qëllim të rritjes së transparencës së këtij procesi, të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara në Kosovë, janë ftuar nga Zyra e Kryeministrit që të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike të lartcekura. Deri më tani, disa organizata të shoqërisë kanë emëruar përfaqësuesit e tyre dhe kanë shfaqur interesim për pjesëmarrje në monitorim të këtij procesi. Për Organizatat që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi dhe ende se kanë bërë, mund të dërgojnë emrin e personit/ave kontaktues në adresën e kontaktit: [email protected] apo edhe të kontaktoni për ndonjë sqarim në numrat e telefonit 03820014400 dhe 03820014334”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.