DYLON

Përfaqësues të LISBA-s vizitë në Bashkësinë Islame të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësues nga  Lëvizja islame Bashkohu (LISBA), Dega në Gjilan ka vizituar kryesinë e Bashkësinë Islame në Gjilan. Kjo ishte vizita e parë qe kjo Lëvizje i bene ndonjë institucioni publik, e sipas drejtuesve të saj , për shkak të respektit u zgjedh që e para të jetë Bashkësia Islame (BI).

Natyra dhe karakteri i kësaj vizitë ishte informimi i BI-së rreth krijimit dhe aktiviteteve të kësaj Lëvizje që nga themelimi i saj e deri më sot. Një elaborim të hollësishëm të arsyes, qëllimit të krijimit, programit të LISBA-se si dhe peripecitë qe ka hasur kjo Lëvizje që nga krijimi i saj e gjerë te gjetja e lokacionit dhe funksionalizimi i tij e bëri Xhelal Bislimi, kryetar i kësaj Lëvizje për Gjilan.
 Sipas tij, vizita u përshkua nga një mënyrë e komunikimit të hapur dhe të sinqertë nga të dyja palët.

EkoHigjiena

Nga ana e tij kreu i BI-së Sylejman Osmani duke falënderuar Kryesine e Lëvizjes për këtë vizitë të parë të saj u ndi i privilegjuar qe institucioni qe ai drejton ishte pikënisje e parë e kësaj Lëvizje edhe për vizita të tjera.

Osmani shprehu interesimin e tij rreth kësaj Lëvizje duke u interesuar për strukturën udhëheqëse, si dhe anëtarësinë e gjerë, duke i uruar suksese në misionin që ata i kanë parashtrua vetvetes, si ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rendësin e pjesëmarrjes së saj aktive në jetën publike si dhe mospajtimi me dukuritë abuzive në shoqëri siç janë korrupsioni, krimi i organizuar…/2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.