DYLON

Përfaqësues të Kolegjit Universitarë “Gjilani” vizitojnë kryetarin Haziri

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Një delegacion i Kolegjit Universitar “Gjilani” i kryesuar nga themeluesi Musa Shkodra, ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Qëllimi i takimit ka qenë urimi për marrjen e detyrës së re dhe njoftimi nga përfaqësuesit e këtij Kolegji për ecurinë e punës dhe sukseset e këtij insititucioni.

EkoHigjiena

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e Kolegjit Universitar “Gjilani” për vizitën, duke i garantuar ata për bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve.

Haziri ka vlerësuar lartë punën e këtij institucioni në edukimin e studentëve të Anamoravës. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.