DYLON

Përfaqësues të KFOR-it vizitojnë Komunën e Kamenicës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur Komandantin e jugut Demircioglu si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe drejtorët komunal si dhe zv.komandanti stacionit policor në Kamenicë.

Sinani e informoi Demircioglun për çështjen e sigurisë në komunën e Kamenicës dhe për shqetësimet e banorëve të fshatit Karaqevë në vijën kufitare me Serbinë.

EkoHigjiena

Komandanti i jugut Demircioglu tha se së bashku do të bashkëpunojmë për një ambient sa më të sigurt për gjithë banorët e komunës së Kamenicës e më gjerë.

Pas takimit me Komandantin Demircioglu, kryetari Sinani priti dhe Komandantin e përgjithshëm të sapo emëruar të KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo. Figuliolu falënderoi për pritjen dhe për interesimin e komunës së Kamenicës për piken kufitare me Serbinë.

Pas bisedave për çështjen e demarkacionit të kufirit me Serbinë ata bashkërisht shkuan dhe vizituan për së afërmi vijën kufitare në fshatin Karaqevë me Serbinë.


Kryetari Sinani shprehi besimin e plotë se çdo here kur qytetarëve të komunës së Kamenicës duhet ndihma e sigurisë kufitare që të kontaktoj lirshëm më institucionet e Kosovës dhe KFOR-in për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në komunën e Kamenicës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.