DYLON

Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale të UKZ-së u takuan me drejtuesit e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale të UKZ-së u takuan me drejtuesit e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

U.d. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me profesoren Dr. Shpresa Kaciku Balija, janë takuar me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey, dhe zëvendës shefin e zyrës, Tankut Soykan.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i programit baçelor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane të ofruar nga UKZ, i cili është në përputhje me objektivat dhe prioritetet e të dyja institucioneve. Gjatë diskutimeve, u theksuan mundësitë e ofruara nga ky program akademik, përfshirë mundësitë për organizimin e ligjëratave nga ekspertë të ftuar nga Këshilli i Evropës dhe mundësitë për studentët për të kryer praktika profesionale në këtë organizatë të rëndësishme.

EkoHigjiena

Takimi përfundoi me një marrëveshje të ndërsjellë për të vazhduar shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit të mëtejshëm, me fokus në promovimin e mundësive edukative dhe përmirësimin e cilësisë akademike, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve dhe mundësive për studentët e UKZ-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.