Drejtorët e Drejtorisë komunale të Arsimit, Drejtorisë së Bujqësisë e Pylltarisë dhe asaj të Kulturës, Rinisë e Sportit, në Komunë e Vitisë, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin e Rrjetit të OJQ-ve AVONET, me qëllim të informimit rreth projektit ONE FOR ALL, që përkrahet nga GIZ-i dhe implementohet nga AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt.
Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i AVONET-it, ka njoftuar se në kuadër të projektit ONE FOR ALL është paraparë që disa prej komponentëve të projektit të realizohen në Viti dhe po ashtu një numër i të rinjve do të jenë përfitues të projektit në disa nga komponentët.