DYLON

Përfaqësues të AGK-së nderojnë dëshmoren Hanumshahe Abdullahu-Zymberi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetarja e Aleancës së Gruas të Kosovës (AGK), Dega në Gjilan, Arta Haziri-Nuhiu ka thënë se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor edhe fëmijët në kopshte gëzohen. “Gëzimi i tyre është edhe gëzimi ynë, andaj AGK-ja – Dega në Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të shumta, për këtë fillimviti shkollor vizitoi Kopshtin “NUSHE” që mbanë emrin e heroinës sonë Hanumshahe Abdullahu-Zymberi”, ka thënë Nuhiu.

Sipas saj, përfaqësues të AGK-së, Dega në Gjilan vizituan edhe nënën Irfane – nënën e heroinës dhe për kontributin e dhënë si familje në të gjitha proceset deri në fitoren e luftës për liri kësaj nëne të kombit i ndanë një mirënjohje. “Nëna Irfane na priti mirë dhe në fytyrën e saj shihej një gëzim kur na pa neve – gratë aktiviste të Aleancës sikur pa bijën e saj Hanumshahen e cila u flijua për këtë ditë.”, tha Haziri-Nuhiu

EkoHigjiena

Sipas saj, po ashtu në të njëjtën ditë, gratë e strukturave të AGK-së, vizituan edhe varrezat e dëshmorëve dhe vendosëm lule mbi varrin e dëshmores Hanumshahe Abdullahu Zymberi . “Në të gjitha këto aktivitete së bashku me neve ishin edhe Kryetarja e AGK së nga Qendra, Magbule Shkodra dhe aktivistja e dalluar Shukrije Bajrami-Isufi që po na përkrahin në të gjitha aktivitetet”, ka thënë Arta Haziri-Nuhiu. /2L ONLINE/









Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.