CCNO- “Center for Cooperation and Networking of Organizations” dhe “Community Building Mitrovica”, ishin dy organizata që javën e kaluar, përfaqësuan Kosovën në ngjarjen “Teatri për të rinjtë”, si metodologji në punën me të rinjtë, ka bërë me dije Mediana Bislimi, drejtoreshë ekzekutive e CCNO-së
Ajo ka bërë me dije se pjesëmarrës ishin udhëheqës dhe përfaqësues të organizatave nga Bullgaria, Gjermania, Izraeli, Kosova, Maqedonia e Veriut, Palestina, Serbia, Britania e Madhe dhe Zvicra.
“Teatri për të rinjtë” është një ngjarje e formës së “work shopit”, tetë ditor i organizuar nga Fondacioni joqeveritar zviceran, Stiftung Urgestein. I cili financohet nga Konfederata e Zvicrës përmes Fondacionit Movetia Exchange dhe është mbajtur në Guggisberg / Zvicër nga 6 deri më 13 nëntor 2022”, ka bërë me dije drejtoresha Bislimi. /2LONLINE/