DYLON

Përfaqësim i denjë i Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar “The Istanbul Dream”

Përfaqësim i denjë i Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar “The Istanbul Dream”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “The Istanbul Dream”, u realizua një përvojë e jashtëzakonshme artistike dhe kulturore, ku përfaqësuesja nga Kosova, znj. Arta Haziri Nuhiu, mori pjesë si anëtare e panelit të jurisë dhe njëkohësisht si përgjegjëse për përgatitjen e delegacionit të Kosovës.

Delegacioni përbëhej nga dy nxënëse të talentuara, të cilat dëshmuan nivel të lartë artistik dhe profesionalizëm të veçantë në paraqitjet e tyre:

EkoHigjiena

• Ardita Ajvazi – fituese e çmimit “Best Performance”, për interpretim të spikatur dhe prezantim të jashtëzakonshëm skenik;
• Ilda Nuhiu – fituese e Çmimit të Madh “Grand Prix” në kategorinë “Meet the Young Dreamers – C Category”, duke sjellë një arritje të veçantë për Kosovën në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë festival përbën një dëshmi të qartë të përkushtimit për promovimin e talenteve të rinj, zhvillimin e artit dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, znj. Arta Haziri Nuhiu vlerësoi lart organizimin e festivalit dhe rolin e tij në nxitjen e bashkëpunimit ndërkulturor, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për të rinjtë që shfaqin talent e pasion në fushën e artit dhe kulturës.

Ky sukses i radhës tregon se talentet e reja nga Kosova po afirmohen me dinjitet dhe po përfaqësojnë vendin në mënyrën më të denjë në skenat ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.