Përdorimi i shpeshtë i dëgjueseve rrezik serioz

Përdorimi i shpeshtë i dëgjueseve rrezik serioz

Sa më shumë që ato janë argëtuese, po aq të kujdesshëm duhet të tregohemi me përdorimin e tyre.

Disa studime tregojnë se ata që përdorin kufje në vesh kanë 40 për qind më shumë baktere sesa njerëzit që nuk i përdorin.

Otorinolaringologët konsiderojnë se çdo tingull që nuk është natyral dhe që nuk vjen nga një mjedis i jashtëm mund të dëmtojë seriozisht jo vetëm dëgjimin tuaj, por gjithashtu të shkaktojë dhimbje koke të rënda si migrena ose dhimbje të ngjashme periodike në kokë.

Përveç kësaj, kufjet që përdoren çdo ditë janë mënyra më e lehtë për të ruajtur mijëra mikrobe, për shkak të kushteve të këqija higjienike në të cilat ato zakonisht ruhen, duke gjetur rrugën drejt mukozës suaj, dhe shpesh edhe në tru, duke shkaktuar pasoja serioze dhe ndonjëherë fatale.

Otorinolaringologët paralajmërojnë po ashtu se dëgjimi i veshit për shkak të zërit të lartë shkakton dëme të pariparueshme, dhe këshillojnë se nëse nuk mund të rrini pa kufje, ulni të paktën volumin e zërit.

KOMENTE