(2L ONLINE) – Këtu tek ne ka raste të shpeshta kur ndërrohet destinimi i diçkaje dhe nuk merr askush mbi vete mundin që të paktën ta vejë një shenjë informimi për të interesuarit, dhe të i informojë ata për ndryshimin e ta zëmë të ndonjë kahu rrugor ose lokalin e dedikuar për shërbim.
Kishte një rast që ishte ndryshe dhe më bëri përshtypje se si silleshin populli me këtë ndryshe. Te posta e vjetër hyrja e mëparme për shërbime ndaj konsumatorëve ishte ndërruar dhe shërbimet ishin zhvendosur në hyrjen tjetër. E ndërkaq përgjegjësit e postës ishin kujdesur që në hyrjen e vjetër përkatësisht mbi dyert e hyrjes të ngjisnin me plot zell mbishkrimin dhe shenjën e qartë që tregonte se kishin ndërruar hyrjen!
Tani mua më bëri përshtypje ajo se njerëzia që vinin për të kryer shërbime as që vërenin mbishkrimin dhe shenjën, Shumica nga ta përpos një a dyve, dhe shtynin e shtynin derën të mbushej mendja se donin ta hapnin me forcë.
Edhe pas shtyrjes me derën akoma nuk arrinin ta kuptonin se diçka kishte ndodhur. Dhe biles as që e vërenin mbishkrimin dhe largoheshin pa mbaruar punë!Ishte diçka që së ishin mësuar me të apo diçka tjetër në pyetje nuk e di.
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/