DYLON

Përditësim nga IKSHPK për situatën epidemiologjike me fruth

Përditësim nga IKSHPK për situatën epidemiologjike me fruth
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 20 korrik 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 69 raste të konfirmuara me fruth. Gjatë javës së fundit janë raportuar njëmbëdhjetë (11) raste të reja me fruth.

Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me njëzetë e një (21) raste, komuna e Ferizajit me dymbëdhjetë (12) raste; Fushë-Kosova me dymbëdhjetë (12) raste; Kaçaniku me shtatë (7) raste; Lipjan me tre (3) raste; Vushtrri, Shtime, Drenas dhe Obiliq, me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Podujeva, Gjilan, Deçan, Skënderaj, Shtërpce dhe Viti.

EkoHigjiena

IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas IKSHPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.