Lon LASKA
/Rreth librit BALADË E HUMBUR, të poetes Selvete Abdullahut, edituar nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, dhjetor 2015/
/2L ONLINE/ – Motivacioni i theksuar bashkë me motivet e ndryshme që kanë bërë të frymoj poezia e Selvete Abdullahut e radhisin krijimtarin e saj në aspektin psikologjik e social nga një këndëvështrim i një lidhjeje kauzale poashtu.Mbështetur në themele të forta nga një forcë rezistuese në vetvete autorja shpreh anën psikologjike të qëndrueshme e shtrirë në rrafshin stabil poetik ku shprehet:
Ngrihem nga acari dhe piqem në Saharë si flija nën saç
Prej jetës gjerë në vdekje më ke pranë Kosovë
E gjithë kjo frymë energjike,sfiduese e atdhedashëse ngërthen në vete cilësi të formuara të personalitetit.
Në vargjet e Selvetes gjejë një shkallë të lartë të inteligjencës emocionale e cila rritë ndjenjën e empatis poashtu takojmë shprehjen e pastër,kuptimin,mesazhin që përcjell dhe humanizmin.
Citoj:Më thuaj mik çfarë të shkruaj kur më kallet zemra
Një shigjetë më gjakon nga brenda
Nga gjithë këto plagë e gjakime autoren e mban shpresa për ditë të mira ku shkruan:
Ec hap shtigje mos n’a lësho
Edhe kur në shpirt na mbyt pikëllimi
Pjesë e jotja mbesim
Mendimet pozitive,ana argumetuese,forca shpirtërore e shprehur me artin e të shkruarit tek lexuesi krijon bindje.
Ndarja në dysh e asaj që jetohet dhe asaj që duhet të jetohet shpesh ka hezitime në të shprehur.Ky realitet i përgjithshëm shprehur në formë direkte n’a bën të kuptojmë se poetja niset nga objektiviteti ku thotë:
Mes kohës sime dhe asaj që dua t’a jetoj
shpesh ka dallime
lutjet e mia i takojnë heshtjes
ndriço fati im
Duke mos harruar poashtu besimin drejtuar Përëndis ku paraqet kërkesën e saj në poezin e fundit të librit me titull:Pallati i poezisë.
{Pak çaste m’i fal t’a përfundoj pallatin e mbetur në gjysmë-Poezinë time}
Autorja sikur kërkon kohë nga jeta duke n’a bërë të nënkuptojmë se ka ende për të sjell në krijimtarin e saj duke shpresuar se pallati i mbetur në gjysmë do të ndërtohet një ditë.
Autores i dëshiroj shëndet që të sendërtoj objektivat dhe synimet që ka në jetën e saj. /2L ONLINE/