/2L ONLINE/ – Partitë opozitarë janë para një udhëkryqi të vështirë, ku vazhdimësia e rrugëtimit të tyre ka drejtime të ndrysh dhe ndodhen para një sprove të madhe, që s’do të jetë e letë aspak të tejkalohet. Siç dukët rrugët e tyre u ndanë, ku qëllimi i tyre nuk ishte i pastër siç e shihemi nëpër media, çdo ditë, por disa i kishte verbuar pushteti dhe mendjet e tyre ëndërronin të kthehen aty ku ishin dikur. AAK-ja ka ëndërruar gjithmonë postin e të parit të qeverisë dhe një propozim i favorshëm për ta, ajo do ikte nga blloku opozitar, ashtu siç iku dikur LDK-ja, dhe do i lerë me këmbë në baltë ata që i besuat këtij pakti.
Bllokun opozitar e bashkoi pushteti, por kur erdhi puna për ndarjen e pushtetit ata u ndanë ( pushtet të cilin as nuk e patën as në ëndërr), u përçanë që do të thotë së qëllimi i tyre është vetëm kolltuku jo edhe përmirësimi i mirëqenies sociale, çka na benë të kuptojmë së etja për pushtet po i ndanë.
Liderët që po i ëndërron populli ënde s’kanë ardhur, sepse këta kanë humbur shansin e tyre, dhe ëndërrojnë vetëm për vete, për postet e tyre, rritjen e pagave të tyre, ku dua të dalë me këtë, me gjithë lartësinë e pagave mujore të kësaj klase politike dhe benificioneve duke i përfshirë edhe mëditjet, përsëri u rritën pagat e tyre gjersa populli i shtrirë për toke nga skamja dhe varfëria, këta po të njëjtit “Opozita”s’ju binte në mend për ta po vetëm për vete, askush nuk doli të thotë ndal së nuk është në rregull ky veprim, pagat le të rriten po vetëm në ata sektor ku mesatarja është 300 €, e jo aty ku është 1500€, sepse po vjelën shtresa e varfër, e opozita është dashur të jetë gardian i popullit, nëse qeveria gabon.
Ndarja e opozitës e forcon pushtetin, ja zgjatë mandatin qeveris, që të vazhdoj aty ku e la, mirë apo keq.
Përçarja e Opozitës është fuqizim i jetëgjatësisë së Mazhorancës, të cilat po e forcojnë koalicionin qeverisës që po pretendojnë të vazhdojnë mandatin sipas marrëveshjes së tyre. Mirëpo një gjë është e sigurt, sepse kjo përçarje mes partive opozitare i ka krijuar koalicionit qeverisës një komoditet, ku do të duken edhe me kredibil nëse mund ti emërojmë ashtu, por data e zgjedhjeve i mbetët të caktojë Partia Demokratike e Kosovës, ajo kur dëshiron të vendosë vetë se kur vendi do të shkojë në zgjedhje.
Përçarja e Opozitës na benë të kuptojmë së PDK-ja është fuqizuar dhe ajo mund të vendos së a do të mbahen zgjedhje të rregullta apo të jashtëzakonshme. Nuk përjashtohet mundësia së arsyeja e ndarjes së opozitës të jetë vetë PDK-ja e cila po bisedon me dy partitë opozitare AAK-në dhe NISMA-së për një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve.
Sikur partitë opozitare të kishte një kauzë me të qartë, me një platformë të shkruar mirë, qeveria veç do të ti kishte ditët e numëruara sepse edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së haptas filloj të kërkonte zgjedhje, së qëllimi i tyre është arritur, ku edhe qeveria e ka kuptuar mirë dështimin e saj, nuk ka treguar ndonjë rezultat drejt mirëqenies së banorëve të saj.
Pas gjithë atij mundit të disa deputetëve të partive opozitare për ndalimin e asociacionit dhe demarkacionit, të cilët ënde ballafaqohen nëpër gjykata, për veprimet e tyre, nëse mund të themi së e gjitha shkoj kotë (për rrëzimin e qeverisë), sepse liderët e tyre kishin menduar për ulëset e veta, gjë që tregon së etja për pushtet gjithmonë është në rend të parë.
Nëse vazhdon kjo qeveri deri në fund të mandatit të saj, mirëqenia qytetare vetëm do të keqësohet, së s’ka punësim, s’ka zhvillim, por me e keqja s’ka as asistencë sociale, për ata që janë të pa punë, të cilët i kanë fëmijët në shkollë, dhe për të gjithë ata që nuk kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare u refuzohet edhe ajo ndihma sociale prej 60€, që e merrnin dikur, tash të marrim me mend së çka do të ndodh me ketë popull. /2L ONLINE/