/2L ONLINE/ – Faza e parë e sezonit të dytë në Ligën “Agim Ramadani” gradualisht po shkon drejt fundit. Pikërisht vikendin që lëmë pas u zhvilluan duelet e javës së katërmbëdhjetë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan, derisa u plotësua verdikti për skuadrën e parë gjysmëfinaliste, pasiqë Eksimori siguroi biletën si skuadra e parë, derisa triumfoi në ndeshjen derbi ndaj Fatbardhit.
Në vazhdim shihni si kanë luajtur skuadrat këtë javë:
Dalia ka mposhtur skuadrën e Budrikës në duelin vendimtar në luftë për hyrje në play off. Nga fillimi i ndeshjes, deri në fundin e saj, futbollistët e Dalia-s, e kërkuan më shumë fitoren dhe atë e arritën pas tre golave të realizuar. Në këtë mënyrë shtojnë gjasat drejt futjes në fazën finale të kampionatit, me objektivin e vetëm në ndeshjen e fundit fitoren dhe humbjen e rivalëve direkt.
Eksimori ka triumfuar në duelin kryesor të javës së katërmbëdhjetë përballë skuadrës së Fatbardhi-t, për të vazhduar kështu të kryesojë e vetme kampionatin.
Dueli zgjoi një interesim të madh tek tifozët, që cilët kishin ardhur në numër për ta ndjekur këtë super përballje, e cila në fund i’u takoi futbollistëve të Eksimorit, që ishin shumë më konkretë në fazën ofansive, duke marrë kështu njërën ndër fitoret më të rëndësishme të sezonit.
FSK ka regjistruar një tjetër fitore të rradhës, mirëpo për nga rëndësia ishte njëra ndër më të vlefshmet këtë sezonë. Në kuadër të javës së katërmbëdhjetë, kanë triumfuar përballë skuadrës së Verbicës, në një duel mjaft interesat dhe me shumë raste shënimi.
Dobërçani ka triumfuar përballë skuadrës së Malsisë këtë vikend, duke siguruar edhe matematikisht hyrjen në fazën finale të play offit. Në fakt kjo ishte një fitore më e vështirë seç pritej, pasi futbollistët e Dobërçanit u detyruan të përmbysin skuadrën e Malsisë, që përkundër disfatës ka treguar një ndeshje të shkëlqyer.
Karadaku dhe Migjeni kanë zhvilluar një ndeshje të çmendur me shumë rikthime në rezultat. Në fakt skuadra e Migjeni-t ka qenë në epërsi në pjesë të madhe të ndeshjes, mirëpo fundi u komplikua pasi Karadaku barazoi rezultatin për disa minuta, pasi ishin sërish futbollistët e veshur me të verdhë që morrën epërsinë finale që i mundësoi një tre pikësh mjaft me rëndësi në luftën për hyrjen në play off.
Xixa ka mposhtur skuadrën e Katana-s, në një ndeshje mjaft interesante me ndryshime dhe kthesa të shumta në rezultat. Ashtu siç e nisën duelin edhe e përfunduan, futbollistët e Xixa-s, i’a dolën të marrin fitoren e katërt këtë edicion garash, në njërën nga ndeshjet ndoshta më të mira të sezonit.
Vëllezërit Aliu kanë vazhduar me serinë e mirë të rezultateve pozitive, derisa në kuadër të javës së katërmbëdhjetë kanë triumfuar parballë skuadrës MobiCasa. Në ndeshje me shumë raste për shënim, ishin futbollistët e skuadrës Vëllezërit Aliu ata që i’a dolën të konkretizonin çdo mundësi të mundshme, për të regjistruar njërën ndër fitoret më të thella këtë sezonë.
SK Arifi ka mposhtur thellë Las Vegas-in, në duelin e fundit të këtij vikendi. Dueli ishte i niveluar në minutat e para të ndeshjes, për të ardhur në shprehje më pas qëndrueshmëria dhe efikasiteti i lojtarëve të SK Arifi-t pranë portës së skuadrës rivale.
/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/