DYLON

Përcaktohet lokaconi për shtatoren e Komandant Karadakut

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë sot janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash Propozim-Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës- Komandant Karadaku, në parcelën katastrale me nr.2496-3 të Z.K. Viti, Propozim-Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe janë shqyrtuar Pasqyrat Financiare për Buxhetin Komunal për periudhën janar-dhjetor 2013.

Në fillim që kësaj seancë Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i njoftoi të pranishmit lidhur me përfaqësimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe Komunitetin për Komunitete, por edhe lidhur me përfaqësimin e grupeve parlamentare ku LDK-ja do të përfaqësohet nga Vjollca Halili Kadolli, PDK Daut Xhemajli,AAK-Visar Demiri ndërsa Vetëvendosje do ta përfaqësoj Sejdi Emini.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim-Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatorës së Rashit Mustafës- Komandant Karadaku, në parcelën kadastrale me nr.2496-3 të Z.K. Viti, Propozim-Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe janë shqyrtuar  Pasqyrat Financiare për Buxhetin Komunal për periudhën janar-dhjetor 2013./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.