(2LONLINE) – Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë sot janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash Propozim-Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës- Komandant Karadaku, në parcelën katastrale me nr.2496-3 të Z.K. Viti, Propozim-Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe janë shqyrtuar Pasqyrat Financiare për Buxhetin Komunal për periudhën janar-dhjetor 2013.
Në fillim që kësaj seancë Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i njoftoi të pranishmit lidhur me përfaqësimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe Komunitetin për Komunitete, por edhe lidhur me përfaqësimin e grupeve parlamentare ku LDK-ja do të përfaqësohet nga Vjollca Halili Kadolli, PDK Daut Xhemajli,AAK-Visar Demiri ndërsa Vetëvendosje do ta përfaqësoj Sejdi Emini.
Gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim-Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatorës së Rashit Mustafës- Komandant Karadaku, në parcelën kadastrale me nr.2496-3 të Z.K. Viti, Propozim-Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe janë shqyrtuar Pasqyrat Financiare për Buxhetin Komunal për periudhën janar-dhjetor 2013./2lonline/