DYLON

Përballja e Ligës Ballkanike zhvillohet në Kosovë, KB Rahoveci pret liderin e grupit

Përballja e Ligës Ballkanike zhvillohet në Kosovë, KB Rahoveci pret liderin e grupit
Avatar photo Elife Sherifi

Rahoveci të enjten (nesër) do të zhvillojë një ndeshje shumë të vështirë në Ligën Balllkanike. Vreshtarët do të presin në shtëpi liderin, Academia Bultex, në takimin që zhvillohet nga ora 19:00.

Rahoveci në pjesëmarrjen e parë në Ligën Ballkanike ka një fitore dhe katër humbje, derisa skuadra bullgare ka pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Skuadra kosovare ka bërë disa përforcime për stinorin pranveror, andaj përballja e së enjtes pritet të jetë shumë interesante.

EkoHigjiena