Perandoritë e së ardhmes
Perandoria, çka është kjo?
(2LONLINE) – Kur jemi analizimi i synimeve ekspansive të çdo organizimi i cili quhet shtet, i njëjti shikuar nga synimi i shtrirjes së ndikimit politik, formën më të plotë e realizon kur ai e realizon ndikimin e tij sa më shumë, apo të përvetësoj dhe nënshtroj sa më shumë territore, qofshin këto shtete, apo edhe organizime tjera sociale me karakter territorial, apo të grupacioneve të ndryshme sociale të karakterit etnik, të cilat, me apo pa vullnet,me apo pa detyrim, pranojnë prerogativat e Perandorisë e cila arrin të jetë imponuese. Historia nuk njeh të kundërtën, sepse edhe kur kjo ka ndodhur, d.m.th kur një organizim social inferior ka nënshtruar atë superiorë, sikurse te rasti mes relacioni mes Gjermanëve dhe Perandorisë Romake, organizimi social inferior ka diskriminuar shumicën rregullave dhe ka adoptuar vlerat e organizimit social superior. Pra, kur kemi të bëjmë me ato raporte shoqërorë, apo politike, ku vije në shprehje dominimi i një strukture socio politike mbi të tjerat, formë kjo e realizimit të shtetit i cili ka ndikim të gjerë dhe të shumë anshëm, dhe ku determiantë kryesore e realizimit të këtij atributi është fuqia ushtarake, njihet me emrin perandori. Natyrisht, fillimisht ndikimi realizohet me komponentën ushtarake, por i njëjti paraprakisht justifikohet me propagandë politike e cila manifestohet pastaj edhe me imponimin kulturorë (imperializmi kulturorë). Folur me terma konkret, themi se kur flasim për perandoritë, atëherë ballafaqohemi me emra konkret shtetesh të këtilla të cilat fillimisht kishin një mbret i cili e shpall veten perandorë, por kjo nuk është e thënë të ngjaj domosdoshmërishtë, pasi që nocioni perandori akomodohet edhe me forma republikane të organizimit politik, të cilat kanë rezultuar me krijimin e shteteve që mundë të hyjnë në listën e shteteve që mundë të quhen perandori.
Në një kontekst konkret, gjurmët e perandorive fillojnë qysh nga Babilonia, civilizimi Kinez, Romak, Arab,Osman, mandej edhe ato në truallin evropian. Ajo çka e veçon perandorinë, është ushtrimi i gjerë i ndikimit në kontekst hapësinorë (ndikim trans kontinental) dhe kulturorë (ndikim trans-kulturorë). Perandoria Britanike ishte me dimensione të tilla gjeografike sa që në të nuk përfundonte dielli kurrë. Ndikimi i saj gjuhësorë vazhdon ende.
Sot, numri në rritje i shteteve në njëqind vitet e fundit e dëshmon se perandoritë numerikisht janë zvogëluar. Derisa kishte shpërthyer lufta e parë botërore, perandori Austro Hungarez, lajmin për këtë e kishte marrë duke qenë në piknik. Dihet fati i saj pas përfundimit të luftës së parë botërore. Perandoria e fundit që u zhduk ishte perandoria e kuqe sovjetike. Perandoria Britanike po ballafaqohet me kërkesën për shkëputje nga Skocia. SHBA ballafaqohet me rival si Kina, India, Brazili dhe Bashkimi Europian. Sot, fundi i perandorive klasike është i vetëkuptueshëm, por jo edhe koncepti i perandorisë .
Shtetet nacionale
Nëse perandoritë do të i konceptonim si forca qendër tërheqëse (centrifugale), ku qëllimi i fundit është justifikimi i subordinimit të grupacioneve dhe organizimeve të cakuara sociale apo politike, atëherë shtetet nacionale paraqesin forcën qendër larguese (centripetale), d.m.th të ndarjes nga perandoria, duke e i pasur për kriter parimet gjeografike, kulturore, etnike dhe simbolike e sidomos ekonomiko-financiarë dhe social-juridike e cila ndërlidhet me atë që në terminologjinë aktuale quhet komb. Në fakt edhe koncepti kombit është dominim i një elementi të specifik lokal i cili në një mënyrë arrin të e shtrijë ndikimin e tij, dhe si i tillë të merr rolin faktorit dominant brenda kombit. Nuk thuhet kot se gjuhën Angleze në Britani e flet mirë vetëm familja mbretërore. Pra, edhe shteti komb, kopjon modelin e funksionimit i cili derivohet nga modeli perandorak, dhe rrjedhimisht krijohet një organizim nacional i cili merr rolin e qendrës nacionale. Simbolikisht, nga aspekti struktural dhe funksional ka analogji mes perandorive dhe shtetit nacional. Në kuptimin politik, decentralizimi apo ushtrimi i pushtetit nga komuniteti në njësitë e caktuara territoriale, mundë të konsiderohet se i ngjason ndikimit shkallës së caktuar të njësive të ndryshme brenda perandorive. A nuk e kishin shtetet dhe shoqëritë e caktuara një modus të tillë brenda perandorive. Gjithsesi se kjo formë e organizimit politik që quhet shtet nacional është më e popullarizuara aktualisht, edhe pse ka teoricien social të cilët konstatojnë që shtetit nacional i ka kaluar koha. Megjithatë duket se gjasat janë që ne do të jetojmë në shtete kombëtare edhe shumë kohë ( G.Soros, J. Stiglitz ). Kjo nuk është keq, posaçërisht për shqiptarët që ende nuk e kanë realizuar një optimum të asaj që quhet ëndërr kombëtare.
Burokratizimi i OKB
Filozofi më i madh Imanuel Kant, ishte njeriu i parë i cili ideoi lidhjen e kombeve sigurisht se nuk e ka menduar një OKB siç e kemi sot. Konstatimi i tij se nuk mundë të ketë liri të një kombi në kurriz të robërisë se kombit fqinjë, si duket kurrë nuk është kuptuar, në fakt ai më shumë ka gjasë që qëllimisht është keqkuptuar, dhe për më keq kjo vazhdon ende pa ndonjë perspektivë rregullimi. Se sa kjo është e vërtetë, përgjigjen më së miri mundë të e japin arabët palestinez dhe shqiptarët kosovarë, të cilët në mënyrën më të egër, pra duke u shfrytëzuar mekanizmat aktual të asaj që e quajmë OKB, pengohen për të u anëtarësuar në këtë organizatë burokratike në kuptimin më negativ. Pos këtyre rasteve, mundë të imagjinohen edhe sa e sa raste të tjera që lidhen me grupacione sociale që janë edhe në pozicione edhe më të këqia. Kjo, nuk dëshmon tjetër pos pa kuptimësin lidhur me ekzistencën e kësaj organizate burokratike, e cila nëse nuk ndryshon formë, ndoshta edhe do të duhej të shuhej fare. Unë mundë të e mendoj jetën edhe pa një OKB të këtillë.
Ku është tejkaluar niveli tradicional i nacionalizmit
Pa dyshim se forma e një organizimi humb terren kur një formë tjetër gjen forma më të avancuara. Dhe kjo ka ndodhë në ato shoqëri ku kanë ardhur interaksionet më të mëdha mes grupeve shoqërore. Kompozimi i variacioneve të ndryshme të organizimit social ka krijuar nevojën e një qasje inkluduese si model superior i funksionimit. Kjo do të thotë se një shoqëri arrin të jetë dominante për aq sa rrinë të jetë atraktive për grupet tjera diverse. Shpesh herë dëgjojmë konstatime folklorike se liga angleze e futbollit dominohet nga të huajt. Por, një konglomerat informativ si CNN e ka të ndaluar për të punësuarit e saj që të e përmendin fjalën i “huaj”. As më shumë e as më pak, për CNN i tërë globi nuk është i huaj.
Korporatat, a janë këto perandoritë e së ardhmes
Në qoftë se CNN nuk i mjafton SHBA, atëherë është e qartë se sa i vonshëm është kthimi ekskluzivisht vetëm kah vetja, apo ajo që quhet autarki. Kjo vetëkuptohet. Njohjet e shtetit të Kosovës nga Facebook dhe Chelsea, simbolikisht ndoshta janë më të rëndësishme se njohja nga Qipro. Jo për tjetër por për faktin se sot ndikimi i FB është më i madh se i Qipros. Le ta rikujtojmë situatat reale kur Facbook, Google, apo Microsoft dalin përballë Kinës apo Rusisë apo edhe vet SHBA.
Çka i dallon këto perandori
Në fakt atyre nuk iu duhet territori fare, pasi atë e blejnë atëherë dhe aty ku i njëjti atyre iu duhet. Kjo ngase këto organizime kanë efiqiencë, fleksibilitet dhe adaptivitet më të madh se shteti nacional. Iphone, Samsung, Manchester United, etj kanë ithtarët e tyre ane e mbanë globit. Ata në strukturat tyre kanë raca , etni apo edhe kombe të ndryshme, por funksionimi i tyre nuk nuk afekton në to. Në rrafshin nacional Januzaj dhe Vidic do ishin armiq por si pjesëtarë të Manchester United ata funksionojnë. Ky është elementi që shtetet nacionale nuk mundë të e përballojnë. Po ashtu shumë funksione të shkollës, duke përfshirë edhe arsimin universitarë, më mirë i kryen media dhe interneti se sa shkollat tona, folur në veten e parë shkollat tona publike ne Kosovë. Niveli i kualitetit imagjinativ dhe edukativ të shtjellimit të tematikës së filmit të animuar “The Spirit” vështirë të arrihet nga shpjegimet e mësuesve nga gjenerata e shkollës së Kumrovcit që kanë mbaruar fakultet me skripte dhe shënime dore. Edhe në nivel politik, analizat megalomane konfuze të analistëve nacional, keqas tejkalohen nga homologët e tyre nga BBC apo ndonjë perandori tjetër mediatike. Konfuzioni imagjinativ i analistëve lokal demaskohet nga thjeshtësia dhe çiltërsia analitike e profesionisteve të mirëfilltë. Racionalizimi në përgjithshm i jetës ka bërë që njohja e Gj.Angleze të jetë domosdoshmëri, ndërsa operimi me nocione strukturale dhe botëkuptimore të shkollës së Kumrovcit të bëhen të mërzitshme skajshmërisht. Një i ri më shumë ka afilitet lidhur me statistikat e Manchester United apo ndonjë klubi tjetër të preferuar se sa me faktin se cili kryetar komune po fiton mandat. Pra, tejkalimi i sferës nacionale duket se është trend sado që flamuri ka mbetur streha e fundit maskimit pas patriotizmit. Unë njoh një mik që në këmishë bartë shenjën e Microsoft dhe ardhmja e tij financiare dhe ekonomike më shumë lidhet me sukseset e kësaj perandorie se sa vet shtetit të Kosovës. Ku i dihet edhe Microsoft ndoshta një ditë do të ketë një dokument që e rivalizon apo e zëvendëson pasaportën? Pra a nuk kemi të bëjmë me imazhet e para të perandorive të së ardhmes?
/Sami HALITI/
