DYLON

Për volejbollistin Erolind Kërqeli “Daja” hapet një kapitull i ri në Gjermani

Për volejbollistin Erolind Kërqeli “Daja” hapet një kapitull i ri në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Volejbollisti Erolind Kërqeli “Daja”, nuk do të jetë më pjesë e Klubit të Volejbollit “Drita”, pasi ai tutje rrugën e tij profesionale do ta vazhdsojë në Gjermani.

Këtë e kanë bërë të ditur, përmes një postimi, drejtuesit e KV Drita,  të cilët e kanë vlerësuar se në fanellën “bardh e kaltër”, “Daja” ka dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke qenë shembull për bashkëlojtarët dhe frymëzim për klubin, me ktë rast i  kanë dëshiruar suksese në rrugëtim e tij të mëtutjeshëm në këtë sport.

EkoHigjiena

Ja postimi  i plotë i KV Drita

Faleminderit për gjithçka, Erolind Kërqeli

Prej ditës së parë e deri sot, emri yt ka qenë gjithmonë i lidhur me fanellën e KV Drita. Me përkushtim, sakrificë dhe shpirt luftarak, ke dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke qenë shembull për bashkëlojtarët dhe frymëzim për klubin tonë.

Tani, një kapitull i ri po hapet për ty në Gjermani dhe ne të urojmë shumë suksese në rrugën tënde profesionale dhe jetësore.

Drita do të mbetet gjithmonë shtëpia jote, ndërsa ti do të mbetesh pjesë e historisë sonë.

Faleminderit për gjithçka, Erolind Kërqeli ‘DAJA’

Dyert tona janë gjithmonë të hapura për ty

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.