Për vizitën e Vuqiqit reagon edhe Instituti për Progres, Hulumtim dhe Transparencë
(2L ONLINE) – OJQ Instituti për Progres, Hulumtim dhe Transparencë (IPHT), ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuqiq në Kosovë pasi sipas tyre ekzistojnë disa kushte themelore të cilat duhet të i përmbush shteti serb karshi Kosovës.
Arben Rexhepi kryetar i IPHT-së i ka thënë Portalit 2L ONLINE, se janë kundër vizitës së kryeministrit serb në Republikën e Kosovës si dhe të gjithë zyrtareve serb të cilët vizitojnë Kosovën pasi ekzistojnë disa kushte themelore të cilat duhet të i përmbush shteti serb karshi Kosovës.
Ato, sipas tij janë kërkim falja për atë që ka ndodh në Kosovë, kthimi i të gjitha kufomave të pagjetura gjatë luftës në Kosovë, dëmshpërblimi apo kompensimi për të gjitha dëmet materiale të cilat i ka shkaktuar në Kosovë, ky dëm duhet të paguhet nga shteti serb, dëmshpërblimi apo kompensimi për të gjitha ato vuajtje të cilat ia kanë shkaktuar motrave dhe nenave tona, ky dëm duhet të paguhet nga shteti serb dhe njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës .
“Qeverisë së Kosovës i sugjerojë që ta respektoje veten,që të të respektojnë të tjerët”, ka thënë Arben Rexhepi kryetar i IPHT-së. /2L ONLINE/
