DYLON

Për verifikimin e kategorive të dala nga lufta, 1550 ankesa

Avatar photo Redaksia

Pas publikimit të listave fillestare të verifikuara nga zonat operative të UÇK-së, Karadakut, Llapit dhe Nerodimes, Komisioni qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së është përballur me ankesa të shumta.

Udhëheqësi i sekretariatit të këtij Komisioni, Faik Fazliu ka thënë për ‘Epokën e re’ se deri tani mbi 1500 individë janë ankuar në këtë komision, duke pretenduar se u është bërë e padrejtë në këtë proces.

EkoHigjiena

“Në mbledhjen që e patëm të hënën, komisioni qendror e ka miratuar rregulloren e punës së brendshme me të cilën do të shqyrtohen të gjitha ankesat. Është formuar një komision i ankesave, i cili në bashkëpunim me të gjithë përgjegjësit e zonave, do t’i rekomandojë komisionit qendror ndryshimet eventuale të listave, pas shqyrtimit të të gjitha ankesave”, ka thënë Fazliu.

Ai ka deklaruar se në këtë proces askujt nuk do t’i hyhet në hak, duke shtuar se komisioni do t’i marrë parasysh të gjitha faktet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.