Për ty që të duket se je kërthiza e botës!
Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
(2L ONLINE) – Kur vlera përzihet me antivlerën, nuk di çka prodhon por edhe nuk dua as që ta dijë. Si pasojë e përballjes me shund dhe kiç intelektual në të gjitha sferat e jetës në vend, si pasojë e kamuflimit të antivlerës me tiparet e vlerave të cilat nuk po duket se po japin rezultatin e pritur, rreshtat në vijim nuk janë asgjë më shumë se ndarje e kategorisë së antivlerës nga vlera e mirëfilltë e këtij populli të kapluar nga maskemballi intelektual, ka ende çfarë të ofrojë.
Për ty që je po ai i pashkolluari që ishe
Ti që e quan veten akademik, dije se akademikët nëpër botë kanë tradite familjare shumë breza derisa ti je i zhveshur e cullakosur nga tradita jote e begatë duke dashur të jesh “ai intelektuali i emancipuar”.
Ti mësoje shkronjat e alfabetit kur të tjerët kishin diplomacinë shtetërore të ndërtuar nëpër botë dhe tani më thua që“neve dimë dhe kemi kuadro supermenësh”.
Mësuesi i sotëm nuk krahasohet me atë të kaluarin por edhe mjeku i sotëm duket automekanik me mjekun e atëhershëm.
Ti je aq i pashkolluar sa që nuk ke as 3 gjenerata me gradën universitare.
Në vitin e themelimit te BE-së 80% e popullsisë tënde ishin që nuk dinin shkrim e as lexim – duduk analfabetë dhe sot qohesh e shet teori të thata për proceset gjeopolitike!
Po kur ti ndërtove universitet, Kroatët kishin 600 vjet që prodhonin çokollatën.
Për ty që je paradoksi vet!
Ti kurrë nuk mund ta dalloje mirë mikun nga armiku por interesit ia dëgjon aromën nga larg.
Heroi yt I dha motrën për grua armikut tënd shekullor ndërsa ti vazhdon të luftosh kundër tij dhe ngreh lavde për heroin tënd.
Ti turkun e zëvendësove me pushtuesin serb me krenari por mbete po ai I nënshtruari të cilit “gjithmonë dikush ju pengon” dhe kurrë nuk janë të aftë të qeverisësh vet.
Kur u bëre për të qeverisur, atë qe u ndërtua me mundin e gjeneratave, e shkatërrove dhe e uzurpove për interesin tënd personal.
Si ti që i nënçmon krahinat tuaja, popull në botë që e përbuzë vetveten nuk e gjen edhe një tjetër si ti.
Ti je ai i cili ke turp nga e kaluara e familjes tënde dhe mundohesh të tjetërsosh veten tënde, vetëm e vetëm të mos identifikohesh me ta. Ti bile për shkak të pamjes së tyre ke turp nga gjyshërit e gjyshet tuaj por herë pas here edhe nga vet prindërit që të rritën pa paragjykime.
Kë krahasim me madhësinë e vendit tënd me të tjerët, ti je aq I vogël sa që kryeqytetet e disa shteteve kanë një lagje sa e tërë Kosova.
Për ty që me besimin dhe moralin jeni larg
Kur të bjen ty mirë, e tërë bota le të përmbyset.
Ti je besimtar I devotshëm por edhe shpesh herë nëse ty të konvenon di që haramin ta kthesh në hallall.
Ti e do vetëm veten tënde se po të ishte ndryshe nuk do t’ia bëje aminin edhe punëve të këqija.
Po ti je ai ore që tërë jetën e qove për inati të hallkut dhe për hatër të të fortit.
O njeri, të shkoi jeta duke kopjuar të tjerët dhe duke u shtirur si ata por kurrë nuk u tregove vetvetja.
Ti je sot ai që më para bredh kontejnerëve të qytetit se sa kthimin në fshat.
Po, po sepse për ty vdekja është e barabartë me kthimin në atë se kush ishe.
Ty që me nacionalizmin dhe patriotizmin nuk keni për të përbashkët
Ti je ai që e ke gojën plot shtet e patriotizëm por ende nuk je në gjendje të paguash tatimin e pronës shtetit tënd derisa në kohën e Serbisë pritje radhën për pagesën e tij.
Ti je ai që shteti amë as patatet e tua nuk ti pranon si prodhim për konsum.
Ty që deri dje silleshe I fortë dhe u dobësove me joshje të pushtetit.
Po, po, ti je ai që kërkoje shtet republikë për të bërë pronën e shtetit pronë private të familjes tënde.
Ti je ai që edhe po tu dha rasti, do të shkëmbeje copën e tokës së shtetit vetëm që të lënë rehat në kolltukun e qeverisë.
Po ti je ore ai që gjakun e familjarëve të vrarë e shndërrove në poste shtetërore.
O I bekuar po ti ishe bujk dhe lopar, nuk mundesh të tjetërsohesh aq lehtë në urbanist e ndërtimtar.
Ti je ai që e ke oborrin e shtëpisë të pastruar mirëpo që lagjja jote qelbet nga bërlloku yt.
Ti je ai që jeton afër lumit por që kanalizimin e shtëpisë e ke të kthyer drejt e në te.
Krejt jeta te shkoi me “hajt” dhe jo me “duhet” (‘hajt të filloj pak të punoj’, dhe jo ‘duhet të punoj’)
Ti renditësh në listë si I pari I dembelëve të Ballkanit. Po, po sepse ti je po ai që gjatë larjes nga përtacia edhe shpinën tënde e le pa e fërkuar mirë.
Ti harron. Po, po ti harron kur të ngjitesh në pushtet. Harron sepse dikush tjetër zbriti prej tij, e ty të erdhi rendi ndërsa ky veprim nuk të bën përshtypje që edhe ti dikujt njëjtë do t’ia dorëzosh!
Fjala e urtë “më mirë I pari në katund se sa I fundit në shehër” e ke keqkuptuar duke e interpretuar sipas qejfit tënd: “Më mirë i pari në katund por më së miri i pari në shehër!”
Për të qenë esnaf duhet sakrificë dhe ndershmëri, moral, zemërgjerësi dhe atdhetar prandaj nga ty nuk pritet asgjë sepse I tillë je – asgjë.
Për ty….. por nëse nuk e gjen veten ti, atëherë qenka për jabanxhi! /2L ONLINE/
