DYLON

Për tejkalim të parregullt gjobitet dhe i merret leja për tre muaj

Për tejkalim të parregullt gjobitet dhe i merret leja për tre muaj
Avatar photo Redaksia

Njësiti rajonale i trafikut rrugor në Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të parregullt, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.    

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.