Për sulm ndaj personave zyrtarë dënohen me burgim efektiv

Për sulm ndaj personave zyrtarë dënohen me burgim efektiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve R. K., A.K. dhe F. K..

Me datë 23.11.2017 me urdhër të Gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për bastisje tek shtëpia e të akuzuarve në fjalë në fshatin Karaqevë e Epërme.

Gjatë bastisjes policia ka hasur në rezistencë nga këta persona, duke fyer dhe sulmuar zyrtarët policor, të cilët më pas kanë marr edhe trajtim mjekësor.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka arritur që të zhvilloj operacionin e saj dhe ka arritur të konfiskoj një armë gjuetia, 12 mm me 32 fishekë, si dhe një pistoletë të kalibrit 7.65 mm, me 17 fishekë.

I akuzuari R. K. me këto veprime ngarkohet me veprën penale 1) sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 1 lidhur me 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), 2) të mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së dhe 3) kanosje nga neni 185 paragrafi 2 të KPRK-së.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të akuzuarit R. K. ka shqiptuar një dënim unik prej 1 (një) vit burgim dhe një dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro.

Ndërkohë të akuzuarit A. K. dhe F. K. dënohen me nga 3 (tre) muaj burgim efektiv.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

KOMENTE