DYLON

Për stagnimin e Kosovës në agjendën evropiane fajin e bartë Prishtina

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Për stagnimin e Kosovës në agjendën europiane fajin e bartë Prishtina, e jo institucionet evropiane. Kështu shprehet Lutfi Haziri, kreu i komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK).

Ai në faqen e tij zyrtare në FB shkruan:

EkoHigjiena

“Për stagnimin e Kosovës në agjendën europiane fajin e bart Prishtina, e jo institucionet evropiane. Me vetë faktin se Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres, përkundrazi mosimplementimi i zgjedhjeve të 8 qershorit dhe moskonstituimi i institucioneve të dala nga këto zgjedhje shënon ngecje, prandaj mund të themi se problemet janë grumbulluar në atë pikë sa perspektiva europiane e Kosovës edhe me dialogun e liberalizimit të vizave edhe me dialogët tjerë, që përfshin edhe marrëdhëniet kontraktuale me BE-në, kanë shënuar stagnim. Duhet të ruhet uniteti politik në integrimet europiane dhe duhet të avancohet angazhimi i përbashkët në mënyrë që të arrihet treni i fundit. LH”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.