DYLON

Për shtrenjtimin e rrymës reagon edhe PSD-ja: Ky është marifeti!

Për shtrenjtimin e rrymës reagon edhe PSD-ja: Ky është marifeti!
Avatar photo Redaksia

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh.

“ZRrE sot ka vendosur për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike. Nga mbledhja e ZRrE kuptuam se kemi rritje të çmimit prej 100%. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej. Vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO”, thuhet në reagim.

EkoHigjiena

Ja reagimi i plotë:

ZRrE sot ka vendosur për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike. Nga mbledhja e ZRrE kuptuam se kemi rritje të çmimit prej 100%. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej. Vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO.

Është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOSTT që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n.

ZRrE dhe Qeveria po i bëjnë dy menaxhime: menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO. Ky është marifeti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.