Për shkak të punimeve do të mbyllet një pjesë e rrugës “Mulla Idrizi”, kërkohet të shfrytëzohet rruga alternative
Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se për shkak të punimeve në rrjetin e kanalizimit, më 23 dhe 24 korrik, segmenti i rrugës “Mulla Idrizi”, nga rrethrrotullimi te Hotel Kristal deri te Stacioni Policor, do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve.
Komuna ka bërë me dije se rruga alternative për qarkullim do të jetë Rruga “Xhemë Topalla” dhe ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe udhëzimet e autoriteteve. /2LONLINE/
