DYLON

Për shkak të garave çiklistike, do të ketë bllokim/ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë/autostrada

Për shkak të garave çiklistike, do të ketë bllokim/ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë/autostrada
Avatar photo Redaksia

Referuar planifikimeve për zhvillimin e garave  ndërkombëtare çiklistike, të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës ”TOUR OF KOSOVO 2023’’ në çiklizëm rrugorë e cila do të  mbahet më datat 7-8-9 shtator 2023, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saj planifikuese dhe operacionale me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj gare.

Policia e Kosovës ka hartuar planin operacional ku pjesë e tij është edhe ndërprerja e përkohshme e disa akseve rrugore përfshirë autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi’’ përderisa zhvillohen garat në të cilat pritet të marrin pjesë edhe ekipe ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Itinerari i garës sipas Federatës së Çiklizmit të Kosovës ku parashihet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut është si vijon;

Etapa e parë;  më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, gara fillon nga sheshi “Ibrahim Rugova” në  Prishtinë, përgjatë 5 km.-ve  të para  gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit ku do të jetë në Veternik tek pompa e benzinës,’  në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit ( Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë ( kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhle ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël  – Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gajtësia e garës është 149 km.

Etapa e  dytë; më datë 08.09.2023 prej orës 11:00, gara  do të fillojë nga kufiri (Morinë),Prizren – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik  dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km.

Etapa e  tretë ; më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaqanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqiperinë) ku edhe është përfundimi garës ( 5 km., afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km.

Gjatë kësaj kohe, parashihet që të ketë bllokim/ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në akse rrugore/autostrada (segmentet e lartcekura) dhe riorientim në rrugë  të tjera alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohën sa do të jenë duke u zhvilluar garat. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.