DYLON

Për SHBA-në, çdo qeveri bën nëse rezulton nga procesi i rregullt zgjedhor dhe ligjor

Avatar photo Redaksia

Çështja e krijimit të koalicionit qeverisës u takon liderëve të Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Qeverinë e Kosovës pa marrë parasysh kush do ta krijojë atë, nëse ajo do të jetë rezultat i një procesi të drejtë, kredibil dhe transparent.

Ky është pozicioni zyrtar amerikan i shprehur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën pasdite, kur lajmi për nënshkrimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma ishte konfirmuar.

EkoHigjiena

“Strategjitë dhe diskutimet vendore politike për koalicionet e mundshme janë në përgjegjësinë e liderëve të Kosovës”, tha për “Kohën Ditore” Elie Teichman, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Sikur që kemi thënë vazhdimisht, Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të përfshihet me cilëndo qeveri që rezulton nga zgjedhjet e drejta, kredibile dhe transparente”, tha Teichman.

Ai më tej shtoi: “Presim që të gjithë hapat e ardhshëm në krijimin e një qeverie të jenë konsistentë me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.