Për qeverinë Haradinaj, Kosova ishte një dhe e pandarë politikisht

Për qeverinë Haradinaj, Kosova ishte një dhe e pandarë politikisht

Kosova, pas gati njëzet vitesh, për herë të parë ndan buxhetin në mënyrë të barabartë për komunat. Investimet që kanë ndodh përgjatë dy vjet qeverisje, nëpër të gjitha komunat pavarësisht se kush ka qeverisë me to, kanë adresë dhe kanë njerëz meritorë.

Rexhep KADRIU

Qytetarët tanë kanë qenë të kujdesshëm në raport me detyrimet ndaj shtetit edhe para shtatorit të vitit 2017, mirëpo taksat e tyre nuk janë përkthyer në investime për të mirën publike. Kjo nuk ka vazhdua kësisoj pas shtatorit të 2017-së, ka qenë krejt e kundërta e së kaluarës.

Kryeministri Haradinaj, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, dhe disa të tjerë që jemi pjesë e pushtetit lokal nga regjione të ndryshme të Kosovës, kemi arritë ta kuptojmë saktë përgjegjësinë që kemi para qytetarëve tanë, pavarësisht bindjeve politike, regjioneve, komuniteteve, etj.

Ishim dhe vazhdojmë të jemi pran qytetarit, për të mirën e përgjithshme dhe në përputhje me detyrat që i kemi vënë vetes përpara. Kosova ka ndryshua, nuk është më ajo e para dy viteve. Në peshore, dyvjeçari e mundë të kaluarën, anipse është gati dy dekada qeverisje.

Kemi punuar, vazhdojmë të punojmë, dhe vlerësojmë se ka ende shumë punë për tu bërë. Shih Prishtinën, Anamoravën, Dukagjinin e Drenicën, Llapin e Ferizajin, shih krejt Kosovën, është më moderne, më lehtë e qarkullueshme dhe më e gatshme se kurrë për investime të huaja.

Infrastruktura moderne, cilësore dhe me standarde evropiane, është faktor që ka me ndikua në ardhjen e investitorëve të huaj. Qytetarët meritojnë qeverisje që shikohet në sy me problemet!

/autori është zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit/

KOMENTE