DYLON

Për qeverinë e re që (s’)e dojnë?!

Për qeverinë e re që (s’)e dojnë?!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arsim Kastrati

VV-ja s’po mun e bon, LDK-ja as me VV e as me PDK s’po don, PDK-ja nuk po dihet a qeveri a zgjedhje t’reja dëshiron?!

EkoHigjiena

Qeverinë e re askujt shumë s’po ja do se, mandati mund të jetë i shkurtë e detyrat goxha t’randa!

Por, populli i ka votu për t’ia kqyrë dertet e për ta forcuar shtetin e brishtë, jo për t’i bllokuar institucionet e tij duke ndeshur ego inatçore deri në pakufi.

Me 09 Shkurt njerëzit kanë votu për VV-në apo për partitë opozitare, dhe në rregull do të ishte qeverinë e re ta formonte, ose VV-ja ose PDK+LDK+AAKNISMA, me partitë e pakicave që e duan Kosovën e pamvarun.

Për t’u formu qeveria e re nga partitë e deri djeshme opozitare, ato do të duhej ta dëshironin dhe ta shprehnin një gjë të tillë si dhe, ta pranonin kandidatin apo kandidaten e VV-s për pozitën e kreut të parlamentit, gjithnji nëse janë të sigurtë se i kanë besnikë deputetët dhe nuk rrezikojnë që ata t’u bijnë në grepat e Vetvendosjes.

Nëse nuk mundet askush dhe nëse sadopak kanë atëdhedashuri atëherë, le ta bëjnë së bashku veç për disa muaj, deri nji vjet jo ma shumë!

Nga shtatë vjetë stërgjyshnit e tyne kanë shërby nëpër ushtri të huaja, por jo, këta janë ndryshe, këta s’mbajnë shumë!

Këta janë: “Ish nisë njani me kërku punë e rrugës i lutej Zotit mos me gjetë”! Edhe partitë e Kosovës duke i vendosur kushte dhe i shprehur dis-a njena tjetrës, më shumë duket se nuk e duan se sa që e duan, punën për të cilën paguhen mirë.

Një popull që e ka një klasë politike kaq të dobët e kaq t’mbrapsht ndoshta ma mirë i bjen mos me e pas hiq!

Ndoshta mirë e ka Azem Vllasi, mos ka ardhë koha populli me e rrethu parlamentin dhe me mjete demokratike me e imponu vullnetin e tij për mirëqenie individuale, familjare, shoqërore e shtetërore?

Ndoshta ‘topi i ka humbë të gjithëve’, edhe politikanëve profesionist edhe popullit e, këtij të fundit kadaldale edhe durimi?! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.