DYLON

Për PDK-në – Jetë a vdekje!

Avatar photo Redaksia

Faik KRASNIQI

(2L ONLINE) – Nëse PDK-ja arrin të mbetet në pushtet edhe në këtë mandat, jam mëse i bindur që kjo parti do të udhëheq me Kosovën edhe për disa mandate! Por nëse ndodh e kundërta dhe shkon në opozitë ( dhe padyshim që PDK-ja do shkojë në opozitë), atëherë kjo parti pashmangshëm për disa mandate do të mbetet në opozitë!

EkoHigjiena

Arsyeja është shumë e thjeshtë! Shumica e zyrtarëve të kësaj partie do të pastrohen nga skena politike, nga Gjykata Speciale, për krimet e rënda politike dhe ekonomike që i kanë shkaktuar vendit në Kosovën e pasluftës!

Ky duhet të jetë një motiv shtesë i koalicionit LVAN, që këtë parti që i ka shkaktuar vendit dëme shumë të mëdha dhe të pariparueshme, ta lëmë në opozitë! Ky është shansi i fundit që këtë parti uzurpuese, ta dërgojmë në opozitë! Nëse koalicioni LVAN i qëndron besnik besëlidhjes, që s’do ketë më ”Thaçi 3” dhe do ta dërgojnë PDK-në në opozitë, padyshim që kjo parti pashmangshëm do shkojë në opozitë! Por edhe një gjë duhet ta kemi parasysh:

Nëse koalicioni LVAN rrinë bashkë dhe formojnë Qeverinë, për Kosovën do filloi një epokë e re! Burra, mbahuni edhe pak dhe qëndroni bashkë, sepse për PDK-në po vijnë ditë të zeza dhe të vështira! T’i largojmë të këqinjtë nga pushteti dhe t’i japim frymë këtij vendi! 2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.