/2L ONLINE/ – Ilir Tahiri, anëtar i kryesisë së PDK-së së Gjilanit thotë se nuk ka dyshim se më 2017 në krye të Gjilanit do të vijë PDK-ja sepse qytetarët do të votojnë për vete, dhe nuk do të votojnë më për një parti apo kryetar, që posa ia merr votën, për katër vite më nuk merret më me ta, dhe për ta. Madje Tahiri thotë se me këtë pushtet të LDK-së nuk janë të kënaqur as votuesit e simpatizantët e LDK-së të cilët, shumica prej tyre, do të votojnë tani për PDK-në, ata do të votojnë për veten e tyre.
Ai tha se PDK do të fitojë e vetme por se ajo megjithatë është e hapur për të gjithë, përveç LDK-së, dhe se do të mund të ketë koalicion me të gjithë por se prioritet e ka koalicionin me qytetarë.
Tahiri thotë se me LDK-në në pushtet që po keqqeverisë me Gjilanin nuk janë të interesuar të bashkëveprojnë, por se me votuesit e LDK-së veç janë duke e bërë, sepse ata tani janë të interesuar me ardhur PDK-ja ne krye të Gjilanit.
“Ata që në zgjedhjet e fundit e votuan LDK-në tani kanë me e votue PDK-në si alternativë të vetme”, ka thënë Tahiri për Portalin 2LONLINE.
Sipas tij, në këtë subjekt politik po punohet që të bëhet rikthimi si partia e parë në Gjilan dhe se edhe kryetari i Degës Zenun Pajaziti me ekipin e tij po vazhdojnë takimet me grupe të interesit, ku temë kryesore mbetet projekti i madh i fitores së PDK-së nē vitin 2017.
“Qytetari, duke qenë dëshmitar i shkeljes së besimit të tij nga udhëheqësia aktuale komunale, ka filluar ta pranojë dhe mbështes fuqishëm Platformën e PDK[së Për Qytetarin dhe se me rikthimin e PDK-së në Gjilan, vota e qytetarit do të rikthehet në votë për qytetarin, jo siç është tani, votë vetëm për liderin”, ka thënë Ilir Tahiri i PDK-së. /2L ONLINE/