Për një shëndetësi primare moderne dhe efikase për t’i dhënë fund keqqeverisjes 4-vjeçare në shëndetësinë e Gjilanit
Bashkë, do ta ndërtojmë një shëndetësi primare moderne dhe efikase për t’i dhënë fund keqqeverisjes 4-vjeçare në shëndetësinë e Gjilanit
/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Puna e institucioneve shëndetësore sikurse në Laboratorin “Biolab”, duhet jetë model i transformimit edhe në institucionet primare të Gjilanit.
Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Arzie Jusufin dhe Bejtullah Kqikun, patëm nderin të vizitojmë “Biolab” në Gjilan, një vend ku shkenca dhe inovacioni bashkohen për të sjellë rezultate të jashtëzakonshme.
Atmosfera ishte vetëm punë e profesionalizëm, stafi modern, i përkushtuar, dhe çdo detaj tregonte pasion për cilësi dhe saktësi.
Ishte frymëzuese të shihje nga afër punën që bëhet për shëndetin dhe zhvillimin shkencor laboratorik në qytetin tonë.
Çdo hap i tyre tregon se sa e rëndësishme është të investojmë në njohuri, teknologji dhe njerëz të talentuar, që mund të bëjnë ndryshimin në qytetin tonë.
Faleminderit shumë “Biolab” për mikpritjen.
Vizita në institucionin tuaj më dha besim në potencialin e madh të qytetarëve tanë në investimin e tyre akademik e profesional.
Bashkë, do ta ndërtojmë një shëndetësi primare moderne dhe efikase për t’i dhënë fund keqqeverisjes 4 vjeçare në shëndetësinë e Gjilanit.