DYLON

Për një fushatë të dinjitetshme dhe zgjedhje demokratike

Për një  fushatë të dinjitetshme dhe  zgjedhje demokratike
Avatar photo Redaksia

Vendi ynë po i hyn edhe një procesi të rëndësishëm demokratik-zgjedhjen e kryetarëve të  komunave dhe këshilltarëve komunalë.

Ky është rast i mirë që votuesit me vullnetin e vet të lirë të përcaktohen për përfaqësuesit e tyre, për katër vitet e ardhshme.

EkoHigjiena

Qytetarët tanë gjithmonë kanë dëshmuar kulturë të lartë  kur bëhet fjalë për përqafimin dhe  respektimin e demokracisë. Kjo  vlerë e pakontestueshme e popullit   të Kosovës, meriton respekt e mirënjohje pafund.

I bëj thirrje spektrit politik dhe të gjithë qytetarëve  të komunës sonë për një fushatë zgjedhore të dinjitetshme, e cila do t’iu paraprijë zgjedhjeve të lira e demokratike.

Duke qenë se jemi në rrethana jo të zakonshme, shkaku i Pandemisë me Virusin SARS-Cov-2,  ju lus për maturi dhe vëmendje të shtuar, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e secilit.

Të  kontribuojmë të gjithë për fushatë të denjë e zgjedhje  me standarde të larta!

Urime  dhe suksese!

Me respekt,                                

Kryetari i Komunës së Vitisë           

Sokol Haliti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.