DYLON

Për një bashkëpunim që synon fuqizimin e aktiviteteve akademike, mbështetjen e talentëve të rinj…

Për një bashkëpunim që synon fuqizimin e aktiviteteve akademike, mbështetjen e talentëve të rinj…
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, Bregan Isufi, së bashku me anëtarin e kryesisë, Sami Shurdhani, zhvilluan një takim zyrtar me Zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit, Përparim Kryeziu.

“Në këtë takim u prezantuan aktivitetet dhe puna e deritanishme e Shoqatës në promovimin e matematikës, organizimin e garave, identifikimin dhe përkrahjen e talenteve të rinj, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për ngritjen e cilësisë në arsim”. bënë të ditur Isufi.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit në iniciativa dhe projekte që synojnë fuqizimin e aktiviteteve akademike, mbështetjen e nxënësve të talentuar dhe promovimin e shkencës te gjeneratat e reja.

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit shpreh mirënjohje për pritjen, gatishmërinë dhe mbështetjen institucionale të treguar gjatë këtij takimi, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit cilësor dhe krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë tanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.