DYLON

Për ngritjen e monumenteve historike për dëshmorët, Komuna duhet ta merr përgjegjësinë

Për ngritjen e monumenteve historike për dëshmorët, Komuna duhet ta merr përgjegjësinë
Avatar photo Redaksia

Kisha kënaqësinë që në takimin e komitetit të Shërbimeve Publike…, ta mbështes, pa hezitim, kërkesën e Këshillit të fshatit Zhegër, për ndihmë financiare për ngritjen e shtatoreve të dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini.

Nga Shefik Surdulli

Shuma e kërkuar, prej 7500 euro, nga këshilli I fshatit Zhegër, është gati sa 1/5 e vlerës së përgjithshme të projektit (vlera e projektit: 35000 euro). Prandaj, merita për ngritjen e shtatoreve të këtyre dy dëshmorëve, në plan të parë i takon këshillit të fshatit Zhegër, si iniciator, pastaj të gjithë atyre donatorëve që me buxhetin e tyre e kanë mundësuar ngritjen e shtatoreve.

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit, duhet që vet të kujdeset, ta merr përgjegjësinë edhe për shpenzimet për ngritjen e monumenteve historike-përkujtimore, për të gjithë dëshmorët e komunës sonë, pavarësisht në ç’hapësira të komunës vendosen ato.

Participimi I komunës me këtë shumë simbolike, është jo serioze dhe nuk reflekton përgjegjshmëri me qëllimin e luftës për liri, për të cilën edhe kanë rënë dëshmorët.

Përndryshe, e vlerësoj lartë kontributin e Këshillit Organizativ të fshatit Zhegër për ngritjen e shtatoreve të vëllezërve Ukshini – dëshmorë të luftës çlirimtare të Kosovës Lindore. Po ashtu mirënjohje për autorin – skultptorin e kësaj vepre të bukur artistike.

/Autori është këshilltar komunal (PDK) dhe anëtar I Komitetit për Shërbime Publike/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.