DYLON

Për nderë të Ditës Botërore të Librit, kryetari Haliti priti nxënësit e shkollës “28 Nëntori” të Vërbanit

Për nderë të Ditës Botërore të Librit, kryetari Haliti priti nxënësit e shkollës “28 Nëntori” të Vërbanit
Avatar photo Redaksia

Për nderë të Ditës Botërore të Librit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore “28 Nëntori” në Vërban, të cilët për nderë të kësaj dite kanë botuar edhe një libër të përbashkët si klasë, të titulluar “Poezia ime e parë”.

Kryetari Haliti i ka uruar nxënësit për ditën e librit, si dhe për librin e botuar nga këta nxënës. Po ashtu, ai tha se e ardhmja është kthimi te libri, te bibliotekat dhe tek shtimi i kualitetit arsimor. Gjithashtu, ai ftoj të gjithë nxënësit e komunës së Vitisë, që të lexojnë sa më shumë libra dhe të mësojnë sa më shumë, që të kenë një të ardhme të ndritur dhe me perspektivë.

EkoHigjiena

Ndërsa drejtori i shkollës Sherif Neziri, së bashku me kujdestaren e kësaj klase dhe stafin, kanë falënderuar kryetarin për pritjen, si dhe nxënësit i kanë dhuruar kryetarit një poezi kushtuar atij, si dhe dy libra të tjerë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.