DYLON

Për nderë të 7 Marsit, në Gjilan hapet ekspozita e nxënësve të shkollës së artit pamor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, në galerinë e qytetit në Gjilan është hapur sot ekspozita artit pamor, të përgatitura nga nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”. Në ngjarje ka marrë pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, sikurse edhe artdashës të Gjilanit.
“Jam jashtëzakonisht krenar me arritjet e nxënësve, mësimdhënësve dhe arsimit të Gjilanit, jo vetëm në nivel Republikës, por edhe në nivel të regjioonit. Nxënësit e Gjilanit, tanë kudo që shkojnë në gara, kthehen me rezultate shumë të larta. Lajmi i mirë është fillimi i ndërtimit dhe finalizimit të objektit të shkollës së artit. Poashtu, krenar na bënë edhe emri i kësaj shkolle “Adem Kastrati” dhe shpresoj që nga kjo shkollë të dalin kuadro sa më profesionale”, tha në fjalën e rastit i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka uruar nxënësit për këtë sukeses, duke vlerësuar se nëse letërsia është arti i fjalës, atëherë për piktorët dhe skulptorët është arti i brushës, ngjyrës e mjeteve të ndryshme.

EkoHigjiena

Ndërkaq, drejtori i shkollës së artit pamor “Adem Kastrati”, Emrush Qamili, theksoi se këto punime të nxënësve janë, jo vetëm krenaria Gjilanit, por edhe për regjionin.

Në këtë aktivitet, të pranishmit e panë nga afër edhe një sfilatë të nxënësve të kësaj shkollë, duke ekspozuar punimet e rrobave të ndryshme që i kanë realizuar nxënësit e drejtimit të dizajnit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.