DYLON

Për nderë të 28 Nëntorit, në Gjilan u mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Dëbora”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Për nderë të festave të Nëntorit, në Gjilan është mbajtur me sukses aktiviteti i radhës, Festivali i Këngës për Fëmijë “Dëbora”, në të cilën kanë performuar para publikut dhjetëra fëmijë gjilanas. Festivalin e ka shpallur të hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se dëshmorët e kombit u flijuan në ne sot të frymojmë lirshëm në të gjitha aspektet.

“Falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe arkitektit të pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova, sot ne po kremtojmë të lirë. Sot po performon para gjithë neve me shumë krenari Alban Ajeti i vogël, nipi i dëshmorit të kombit. Kjo është dëshmia që gjeneratat e reja po i gëzojnë ditët më të mira, krahasuar me gjeneratën tonë. Dëshmorët e kombit u flijuan në ne sot të frymojmë lirshëm në të gjitha aspektet. Ju uroj suksese dhe gëzuar festën”, ka thënë Bunjaku Rexhepi. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.