DYLON

Për nder të Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit ndanë çmimin “Shaban Jashari”

Për nder të Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit ndanë çmimin “Shaban Jashari”
Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar manifestimin e shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, me ç’rast çmimin tradicional për mësuesin e dalluar e ka marrë mësuesja Shkëndije Jashari nga ShFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë, ndërsa mirënjohje kanë marrë edhe mësues të tjerë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, të cilët kanë ndarë çmimin “Shaban Jashari” kanë folur për kontributin e mësuesve shqiptarë nga Pandeli Sotiri e deri te mësuesit e ditëve të sotme, për të cilët thanë se është e pamundur t’i falënderojmë aq sa meritojnë.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti, ndër të tjera tha se, shqiptarët sot kudo që ndodhen i nderojnë gjeneratat e mësuesve që kanë dhënë gjakun e tyre për të mbajtur ndezur dritat e arsimit shqip, ndërsa vlerësoi lartë kontributin e mësuesit dhe heroit kombëtar Shaban Jashari, emrin e të cilit e mbanë çmimi tradicional me të cilin nderohet puna dhe përkushtimi i mësimdhënësit të dalluar për përformancë pozitive dhe rezultate të mira.

Në emër të ministres Nagavci, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna uroi mësimdhënësit me rastin e 7 marsit teksa theksoi se, çmimi tradicional për mësimdhënësin e dalluar është i mbështjellë me petkun e një mësimdhënësi dhe njeriu të dalluar, siç ishte Shaban Jashari.

Mësimdhënësja, e cila pranoi çmimin, Shkëndije Jashari tha se, çmimi i fituar për atë është detyrë, privilegj dhe përgjegjësi në edukimin e brezave të rinjë të cilët janë e ardhmja e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.