DYLON

Për nder të Ditës së Mërgimtarëve përurohet shëtitorja që do të mbanë emrin e tyre

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë mbajtur sot për nder të 1 gushtit – të ditës së mërgimtarëve është bërë edhe përurimi i shëtitores “Mërgimtaret”, shëtitore kjo që fillon prej qytetit të Vitisë e deri në fshatin Binqë, konkretisht për skaj të lumit “Morava” ku edhe është ndërtuar një urë e re.

Po ashtu pas ceremonisë së përurimit të kësaj shëtitore mërgimtarët, përfaqësuesit të institucioneve komunale si dhe qytetarë kanë parë për së afërmi punimet në artin pamor nga shoqata e artisteve figurativ të Vitisë “ Gursel Sylejmani” Ndërkaq në orët e mbrëmjes është hapur edhe një koncert i madh në sheshin e qytetit “Nijazi Azemi” në Viti.

EkoHigjiena

Pjesa e lumit që fillon prej xhamisë së qytetit në Viti e deri në fshatin Binqë do ta mban emrin “Mërgimtarët. Kjo u bë e mundur fal iniciativës se Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe nën përkrahje të Kuvendit Komunal të Vitisë e cila ditë parë ka votuar pro propozim vendimit për emërimin e kësaj shëtitore me emrin në fjalë.

Ndërkaq në ceremoninë e përurimit të kësaj shëtitore Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke ju uruar pushime të këndshme të gjithë mërgimtarëve vitias foli edhe për kontributin e tyre para dhe pas shtet ndërtimit duke potencuar se me të vërtetë me mëritë të plotë kjo shëtitore duhet të mbaj emrin e atyre që gjithmonë kanë qenë pranë vendlindjes duke kontribuar në të gjitha aspektet.

Haliti ndër tjerash tha se Institucionet Komunale të Vitisë ju janë mirënjohës mërgimtarëve për kontributin e tyre duke potencuar se ata po punojnë në përmirësimin jetës së qytetarëve dhe së në shenjë respekti për sakrificat dhe punën e tyre të palodhshme Komuna e Vitisë do të jetë gjithmonë pranë mërgimtareve ashtu siç ata janë pranë vendlindjes së tyre.

Kryetari Haliti po ashtu ndau një mirënjohje për mërgimtaret e kësaj ane. Ndërkaq Fatmir Devaja, mërgimtar vitias i cili e pranoj këtë mirënjohje ndër tjerash u shpreh i lumtur dhe krenar që Kryetari, Sokol Haliti e ka emëruar këtë shëtitore me emrin Mërgimtaret.

Më pas Kryetari Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, mërgimtaret të cilët po kontribuojnë në realizimin e shëtitores prej Vitisë deri në Binqë si dhe të pranishmit e tjerë kanë zbuluar tabelën me emrin në fjalë si dhe më pas ata kanë vizituar për së afërmi punimet artistike të filluar pranë brigjeve të lumit “Morava” për të vazhduar më pas në koncertin e madh në qendër të qytetit të Vitisë, koncert ky që është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, Ministrisë së Diasporës, Mega Event- Robert Ukaj dhe produksioni Rino Art-Viti./2L ONLINE/