DYLON

Për nder të ditës së fëmijëve u mbajt një seancë e improvizuar të kuvendit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e 1 qershorit- Ditës Ndërkombëtare e Fëmijëve nën organizimin e Komunës së Vitisë, sot është mbajtur nga nxënësit e shkollave fillore një seancë e improvizuar e Kuvendit Komunal. Gjatë kësaj „seance“ nxënësit përveç se kanë mësuar se si funksionon puna e Kuvendit Komunal kanë parashtruar edhe pyetje që kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Gjatë kësaj seance që u mbajt për nder të ditës ndërkombëtare të fëmijëve i pranishëm ishin: Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira si dhe zv. kryetari i komunës Hasan Aliu të cilët në një fjalë rasti pos që kanë uruar fëmijët për ditën e tyre ndër tjerash kërkuan nga ta që të ngrejnë zërin përmes aktiviteteve të ndryshme kundër padrejtësive që mund të ju bëhen atyre.
Kjo „seancë“ është udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit këtij Kuvendi, Tringë Pira e cila ndër tjerash ka folur edhe për rëndësinë e ditës ndërkombëtare të fëmijëve. E gjatë kësaj seance të improvizuar edhe nxënësit e shkollës Dëshmorët e Vitisë, si dhe ata të shkollës Fillore ”Bafti Haxhiu” kanë paraqitur disa kërkesa për shkollat e tyre e që kanë marrë premtimin nga kryesuesja se ato do të merren parasysh brenda këtij viti./2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.