DYLON

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, mbillen fidanë në shkollat e Kamenicës

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, mbillen fidanë në shkollat e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe shoqatën SHFPP “Pyjet e Dardanës” nga Kamenica, sot për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve kanë mbjellur disa fidanë në shkollat e Kamenicës.

Këta 200 fidanë janë dhënë donacion nga kryetari i SHFFP “Pyjet e Dardanës”, Hamit Pireva, dhe u janë shpërndarë disa shkollave.

EkoHigjiena

Shkollat përfituese të këtyre fidanëve ishin: SHFMU “Rexhep Mala’’-Topanicë, SHFMU “Xhavit Ahmeti’’- Hodonoc, SHMLM’ “Sejdi Kryeziu’’- Roganë, SHFMU “Sadri Misni”- Shipashnicë e Epërme, SHFMU “Hasan Prishtina”- Busavatë.

Komuna e Kamenicës është mirënjohëse dhe falënderon donatorin Hamit Pireva duke shpresuar edhe bashkëpunime tjera në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.