DYLON

PËR MOS ME VDEKË MA (Tri poezi)

PËR MOS ME VDEKË MA (Tri poezi)
Avatar photo Redaksia

Kaltrina BERISHA

PËR MOS ME VDEKË MA
(Tri poezi)

AGORA

Para se laku me u deh,
në pellgun e gjakut tem.
Para se trupi jem i vjerrun,
i endun, e i damkosun n’shpirt
me u luhat etshëm mbi kopenë meskine…

EkoHigjiena

Para se unë, një korb i kobshëm,
një mace e skllavnueme
përtej vullnetit për pushtet.
Para se unë me e ndigju
fishkëllimën shtjerrëse t’kamgjikut;
t’ ethshëm, që etshëm
Nietzsche-n e kish mbërthy.
Para se me i ndigju shkënditë;
e rrufehedhësit Zeusit,
e me pritë zjarrin e Prometheut,
a pëllumbin e Afërditës.
Ethshëm, e etshëm
tehun e lakut e pres.
Gjak i djegun, i nximë
si lumë i Hadit, t’pavdekshëm.
Se zoti ka thanë ndryshe, Adam!
Prej brinjit tand, nuk gllabërohet njerëzimi.
Se unë , nji vdekatare që ushqej unin
përtej skëterrës e Olimpit,
kam lidhë prolog me Hanën,
që me brinjin tand me e pre lakun tem.
Agora asht pelegrin
për vdekatarët si ti e unë.
Na jemi të ethshëm
Ama jo t’etshëm me u gjunjëzu.
Në mos laku, që m’end
e m’tremb, që me m’çmend
me e shiju vdekjen tem.
N’Agorë e kam ndje erën
që ma sjellë tehu i shpirtit tem.
Dostoevsky qe i etshëm
e i pavdekshëm me e shiju;
erën e terrorit,
e jo tehun e mizorit.
Prej asaj dite…
Agora grykëse, lakmitare
po m’ushqen me tehet e saj
ama lakun nuk ma heq.
Se unë e kam shiju aromën e vdekjes,
e jam veç nji vdekatare:
kurban i zi, i Adamit
e mollë sherri n’Edenin e Agores.

KUR UNË TË VDES

Kur unë të vdes, ju mos nxjerrni za,
Vritini: gjamat, mallkimet e urimet,
Burgosini: dhembjet e mallëngjimet
E amshimin skllavërojeni, përjetnisht!

Kur unë të vdes, ju digjeni arkivolin,
E me nxehtësinë e tij prekeni perandorin e shpirtit tuaj.
Epitafin shtrojeni si tepih, mbi gropat me ujë,
Në rrugët e vendit tonë, të mjeruem.
Varr mos hapni!
Se mos fundosemi, në këta hendekë të cekët.

Kur unë të vdes, mos më çnderoni,
Me mbulu, me bardhësinë e urryeme,,
Mos më lani, me e kalu ferrin pa u djeg,
Se n’parajsë po t’pranojshin edhe pa u la,
Pa mevlude e ujët’bekuemt’kishës.

Kur unë të vdes, shoqëromni me muzikë,
Përshpirtnimi le të jetë ngaWagneri e Beethoveni,
Pasqyra le të jetë prej pikturave të Dalit,
Kështu nuk kam me ndje keqardhje ma.
Vullneti për pushtet asht gjithcka,
E kësisoji kam me u ndje edhe kur unë të vdes.

Kam me u deh me verë, nga urna jem,
E prej kësaj urne, ju ujiteni hinin tem.
Varret janë parajsë për kopenë meskine,
E për mu e ty janë grila t’burgjeve trupore.

Nëse ju m’keni gjyku, për hir t’perëndisë suaj,
Mos m’denoni me mllefin e kopesë e t’bariut,
Nëse trupin tem t’akullt, nuk e ngrohni,
Me m’djeg, e me m’mbledh në urnën tem,
Bile, me m’varrosë, mos më varrosni,
Një metër më poshtë, se varri i vëllait tem.

Kur unë të vdes, ju dehuni krejt,
Për mos me vdek ma.

PARFUMI I NARCISIT

qiell i vergëzuem
i kepun prej harrnash
t’rituem e n’shi
prej parfumit t’prekshëm
t’trupave t’bashkuem
t’lagjeve t’zhytuna
deri n’buzë
pa asnji muzë
n’lloçin e terun
t’përlyem
e kutërbues
prej pisllakut

prej pisllakut
lagjja asht e lyeme
e hekurosun
e n’tel thahet
që narcisit me i dhanë
pasqyrim ma t’eksituem
se vetë pasqyra e uji

se veç era pertej jetes e vdekjes
luen valle
me trupat e përlyem
si derra t’qeshun

kur shpirti noton
përtej gypave t’ndryshun
t’qyteit t’vjetruem
e sytë kullotin
nën rreckat erëranda të trupit
dashunia përtej pasqyrimit
rrjedhë si ujëvarë
pas erës meta hyjnore t’parfumit

pasqyrimi ashtu stuhi ushqyese
për vdekatarët
që s’kanë ngranë e as pi

paqyrimi asht mishërim
i trupit
super egos
e vetmohimit

veç nji aromë
e pashueme
ma nalt qiellit
e ma poshtë tokës
e nginë boshllakun
që e ndjen trupi
kur asht untë
e në nji menje
pa menje