DYLON

Për Luginën, pesë vende për specializim me financim të Ministrisë së Shëndetësisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës njofton kandidatët për specializime nga Lugina e Preshevës dhe trojet (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia) se konkursi për specializime për kandidatët nga këto vende, do të shpallet në pjesën e dytë të shtatorit 2016.

Për kandidatët që janë banorë të Luginës së Preshevës do të ndahen 5 vende me financim të Ministrisë së Shëndetësisë, kurse për kandidatët nga trojet, do të ndahen 10 vende të specializimit volunter.

EkoHigjiena

Konkursi për mjekët në Kosovë ndërkaq, është shpallur më 5 gusht 2016 dhe do të jetë i hapur deri më 19 gusht 2016. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.